Arteta dhe Aubameyang me raporte të tensionuara

Pavarësisht një fitoreje të rehatshme 3-0 në shtëpi ndaj Southampton  ‘dënimi’ i kapitenit Pierre-Emerick Aubayemang nga trajneri Mikel Arteta ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale.

Arteta sqaroi pse erdhi deri tek ky vendim.

“Fatkeqësisht, ishte për shkak të një shkeljeje disiplinore”, ka thënë fillimisht Arteta kur u pyet se pse kapiteni i tij nuk ishte i pranishëm.

“Mendoj se kemi qenë shumë të qëndrueshëm që kemi disa gjëra të panegociueshme në skuadër që i kemi vendosur vetes si klub, kështu që ai nuk është i përfshirë sot”.

“Nuk është një situatë e lehtë dhe nuk e duam ta kem me kapitenin tonë”.

Tensioni në rritje

Spanjolli vazhdoi të pastrojë çdo spekulim për një përplasje mes dyshes, pasi Gary Neville kishte thënë në Sky Sports se ai mendon se “do të ketë një problem me Aubameyang pas kësaj”.

Megjithatë, Arteta vazhdoi dhe tha se “çdo vendim i marrë nuk është personal”. /albeu.com/


Shtuar 12.12.2021 15:03

Tags: