Arteta bie në “dashuri” me Brojën

Armando Broja po tregon në huazim te Southampton se është një nga të rinjtë më të talentuar në akademinë e Chelsea .

Pa vend te blutë, shqiptari shkoi te “Shenjtorët” dhe është shfaqur si një sulmues i gjithanshëm dhe një nga perlat më të mëdha në Premierligë.

Në Stamford Bridge, të vetëdijshëm për potencialin e tij, ata  rinovuan me të verën e kaluar deri në vitin 2026 përpara se ta dërgonin në stadiumin St. James Park.

Performanca e tij e shkëlqyer nuk po kalon pa u vënë re dhe ndërsa Southampton ëndërron ta marrë pronësinë e tij, Arsenali, sipas ‘Football London’, po i bashkohet garës për nënshkrimin e tij.

Arteta ka nevojë për një ‘9’ dhe xhevahiri shqiptar mund të mbushë boshllëkun e lënë nga Aubameyang, shkruan AS. /albeu.com


Shtuar 16.02.2022 09:58