Arsenal ka arritur të marrë një fitore me rezultatin 0-3 ndaj Brentford, duke ruajtur kështu kreun në Premier League.
Saliba hapi serinë e golave në minutën e 17-të me një goditje me kokë. 11 minuta më vonë, në të 28-tën, Granit Xhaka servir një top shumë të bukur për Gabriel Jesus dhe sulmuesi brazilian nuk gabon përpara portës, duke dërguar ekipin e tij në pushim me rezultatin 0-2.
Pjesa e dytë nisi përsëri në favor të Arsenalit, ku në minutën e 49-të, Saka shërben për Vieira dhe ky i fundit trefishon shifrat.
Kështu Arsenal merr një tjetër fitore të rëndësishme duke ruajtur kreun e kampionatit anglez./ h.ll/albeu.com