Arsenal dhe Leicester kërkojnë transferimin e Berardit

Domenico Berardi i Sassuolos është në një formë shumë të mirë me ekipin italian.

27-vjeçari këtë sezon me Sassuolon ka luajtur 26 ndeshje, ku ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar 14 herë. Sulmuesi anësor është një prodhues golash ku duket shumë qartë dhe nga asistimet e tij.

“Calciomercato” bënë me dije se Arsenali dhe Leicester janë të interesuar për të fituar shërbimet e tij, ku Sassuolo nuk e largon për më pak se 35 milionë euro./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.03.2022 09:21