Francesco Acerbi do të jetë zëvendësuesi i Giorgio Chiellinit te Juventus.
“Zonja Vjetër” ka gjetur marrëveshje me Lazion për një shkëmbim me Daniele Ruganin. Marrëveshje e lindur që në sfidën mes tyre e cila përfundoi 2-2, ku Allegri dhe Sarri kanë dhënë dritën jeshile për këtë shkëmbim.
34-vjeçari do të bëhet plotësisht një lojtar i Juventusit, ndërsa Rugani me shumë gjasa do të mbërrijë në Romë në formë huazimi me detyrim për t’u shlyer./ h.ll/albeu.com