Armando Cungu: Messi duhej ndëshkuar me të kuq, Argjentina po merr favore të pafundme

Armando Cungu, ish-trajneri i Vllaznisë, ka kritikuar ashpër paraqitjet e Argjentinës në këtë Kupë Bote. Sipas tij, kombëtarja argjentinase dhe Lionel Messi kanë përfituar trajtim favorizues gjatë kompeticionit.

Të lidhura

None found

I ftuar në emisionin “Kampionët e Botës” në TV Klan, Cungu theksoi se shqetësimet për Argjentinën kishin nisur që në përballjen me Algjerinë, ku sipas tij Messi nuk u ndëshkua me karton të kuq.

“Nëse e shohim Argjentinën, ajo pati probleme që në ndeshjen kundër Algjerisë. Messit nuk iu dha një karton i kuq. Për gjithçka që ka dhënë në futbollin botëror, Messi është një futbollist para të cilit duhet të heqësh kapelen.

Por ligji duhet të funksionojë edhe në sport. Të gjithë duhet të trajtohen njësoj, jo që njëri të përjashtohet me të kuq dhe tjetri të favorizohet. Dhe kjo nuk ka ndodhur vetëm në një takim, por pafundësisht.

Ka pasur problematika ndaj Algjerisë, Kepit të Gjelbër, Egjiptit dhe Zvicrës. Këtë mund ta quaj edhe masakër. Mediat botërore flasin për 31 ndërhyrje të ‘pista’ dhe i kanë të shoqëruara me minutazh. Më vjen keq, sepse kam pasur shumë respekt për Argjentinën.

Ata kanë prodhuar emra të mëdhenj, mjafton të kujtojmë Maradonën dhe Messin. Asnjëherë nuk i kam parë të luajnë në një mënyrë kaq të pisët”, u shpreh Armando Cungu.


MatbetjojobetJojobetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobet girişjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş