Milani vazhdon të ketë nën vëzhgim sulmuesin kuqezi, Armando Broja nën pronësi të skuadrës së Chelsea.
Sipas asaj që raportohet nga CaughtOffside, Broja mbetet një objektiv në merkaton e transferimeve të Milanit dhe vazhdon të monitorohet nga klubi kuqezi në kuadër të sezonit të ardhshëm.
Sulmuesi i Chelseat, megjithatë, nuk është objektivi kryesor i sulmit të kuqezinjve dhe klubi mendon mbi të gjitha për këtë në rast se mund të arrihet një marrëveshje huazimi. Për të ka konkurrencë edhe nga Juventusi.