Armando Broja ka sinjalizuar rikthimin e tij si në fushë, ashtu edhe në rrjetet sociale. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka ndarë një kolazh me fotografi nga stërvitja e Burnley, të shoqëruar me mesazhin: “I rikthehemi punës”.
Skuadra angleze, e cila ra nga Premier League, po vijon përgatitjet për takimin miqësor kundër Ajax Amsterdam, të planifikuar më 26 korrik. Më 16 korrik, Burnley u mund 4-1 nga Real Salt Lake në një tjetër miqësore, ku Broja nuk arriti të shënonte nga pika e penalltisë.
Të lidhura
None found
E ardhmja e 25-vjeçarit shqiptar mbetet ende e paqartë. Është përfolur për interesim nga klube në Gjermani dhe Itali, por deri tani nuk ka mbërritur asnjë ofertë konkrete nga asnjëra palë.
