VIDEO / Armando Broja me supergol në duelin ndaj Preston

Sulmuesi shqiptar Armando Broja, ka shënuar për t’i dhënë epërsinë Chelseat në duelin ndaj Preston North End, që po zhvillohet në kuadër të FA Cup.

Po zhvillohej minuta e 58-të e takimit, kur Armando Broja arriti të shënoi një gol të bukur me kokë për 1-0, pas asistimit të Malo Gustos.

Ky ishte goli i dytë i Brojës në këtë edicion të ri të garave me fanellën e Chelseat, pasi paraprakisht kishte gjetur rrugën e rrjetës në Ligën Premier.

Ky gol padyshim që do ta ndihmojë atë që të fitojë vetëbesim për sfidat e radhës si dhe do të jetë një sinjal pozitiv në drejtim të Pochettinos, duke marrë parasysh konkurrencën brenda ekipit. /Telegrafi/


Shtuar 6.01.2024 20:14