Armand Duka në eventin e FIFA-s në New York, Botërori 2026 prezantohet me shifra rekord

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte pjesë e aktivitetit që FIFA organizoi në Trump Tower, në New York. Eventi i zhvilluar përpara finales së Kupës së Botës FIFA 2026 iu kushtua kremtimit të suksesit të edicionit më të madh që ka njohur ndonjëherë ky kompeticion.

Të lidhura

None found

Në mbrëmje morën pjesë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, anëtarë të Këshillit të FIFA-s, krerë të federatave kombëtare nga vende të ndryshme të botës dhe emra të njohur të futbollit ndërkombëtar.

Gjatë aktivitetit, Duka zhvilloi një takim dhe bisedë me presidentin amerikan Donald Trump, si edhe me drejtues të lartë të FIFA-s dhe përfaqësues të federatave të ndryshme. Mbrëmja solli në vëmendje rezultatet e organizimit të Kupës së Botës FIFA 2026 dhe peshën që futbolli ka në nivel global.

Gianni Infantino e përshkroi edicionin si një arritje të jashtëzakonshme, duke deklaruar se Kupa e Botës FIFA 2026 ka shkuar përtej çdo parashikimi. Sipas tij, ajo nuk është vetëm Botërori më i madh i të gjitha kohërave, por edhe ngjarja më e madhe njerëzore, sociale dhe kulturore që ka parë ndonjëherë njerëzimi.

Edhe Donald Trump e konsideroi turneun një ngjarje të pakrahasueshme në historinë e sportit. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerësoi konkurrencën e jashtëzakonshme dhe momentet e paharrueshme që, sipas tij, kanë bashkuar botën, duke e cilësuar këtë si eventin sportiv më të suksesshëm në histori.

Botërori FIFA 2026 ka vendosur standarde të reja si për pjesëmarrjen në stadiume, ashtu edhe për ndjekjen në shkallë botërore. Mbi 6.6 milionë tifozë kanë qenë të pranishëm në ndeshje, shifër që e bën këtë edicion më të ndjekurin në historinë e Kupës së Botës, ndërsa mbushja mesatare e stadiumeve ka arritur në 99.7%.

Turneu u zhvillua për herë të parë me tre vende organizatore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika, si edhe me formatin e ri prej 48 skuadrash pjesëmarrëse, duke shënuar një tjetër faqe historike për futbollin botëror.

Pjesëmarrja e Armand Dukës në këtë aktivitet nënvizon angazhimin e Federatës Shqiptare të Futbollit në strukturat ndërkombëtare të futbollit, si edhe raportet e saj të afërta me FIFA-n dhe federatat partnere. Kjo ndodh në një periudhë kur Shqipëria po konsolidon më tej profilin e saj si vend organizator i veprimtarive të rëndësishme sportive ndërkombëtare.



MatbetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet giriş