Argjentina fitoi minimalisht ndaj Paraguait, por ky moment kur Messi “sheshon” kundërshtar nuk duhet humbur (VIDEO)

Mbrëmë pas mesnate, Argjentina luajti ndeshjen e saj të tretë në Copa Americas ndaj Paraguayt, ndeshje të cilën Messi me shokë e fituan me rezultat minimal 1-0.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 10-të nga Gomez. Me këtë fitore, Argjentina mori kryesimin e grupit me 7 pikë të grumbulluara.

Në një moment gjatë ndeshjes, Messi tregoi edhe njëherë klasin e tij, duke argëtuar tifozët e futbollit me disa driblime fantastike.


Shtuar 22.06.2021 11:28