ESHR: Maqedonia pagoi mbi 64 milionë euro për mosmarrëveshjet e punës

Të dhënat e Entit Shtetëror të Revizionit tregojnë se shteti ka shpenzuar më shumë se 64 milionë euro për kontestet e punës gjatë periudhës 2020-2025.

Të lidhura

None found

Sipas ESHR-së, pagesat e kryera në kuadër të procedurave gjyqësore për mosmarrëveshje të punës arritën në 3.97 miliardë denarë, shumë kjo që korrespondon me rreth 64.37 milionë euro, përcjell “Faktor”.

Prej shumës së përgjithshme, afërsisht 33.2 milionë euro përbënin borxhin kryesor. Pjesa tjetër, 31.15 milionë euro, u përdor për interesa, shpenzime gjyqësore dhe zbatim, duke zënë 48.39 përqind të fondeve të paguara.

Raporti i revizionit evidenton edhe shtimin e ndjeshëm të numrit të çështjeve të punës. Rastet e pazgjidhura u rritën nga 9.361 në vitin 2021 në 24.556 në vitin 2025.

Pagesat e realizuara përmes urdhrave të ekzekutimit përbënin 95.36 përqind të totalit, ndërsa vetëm 4.64 përqind u kryen në mënyrë vullnetare.

ESHR vlerëson se institucionet nuk kanë ndërtuar një sistem të mjaftueshëm efikas dhe të organizuar për trajtimin e mosmarrëveshjeve të punës. Gjetjet përfshijnë gjithashtu pasaktësi në rregullore, zbatime të ndryshme të dispozitave ligjore dhe përdorim të kufizuar të mekanizmave alternativë për zgjidhjen e kontesteve.

Nga 85 institucionet që u kërkuan të dorëzonin të dhëna, përgjigje dhanë 69. Prej tyre, 12 deklaruan se nuk kishin kryer asnjë pagesë për mosmarrëveshje pune gjatë periudhës së shqyrtuar./Telegrafi/


Shtuar 18.09.2026 10:29

sultanbeyli escortparla iptvvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomgoldenbahisbullbahisbahsegelstarzbetsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Giriş