Antony bëhet i paduruar me Manchester United United

Sipas Mirror , braziliani ka vendosur një afat prej 48 orësh për të finalizuar kalimin e tij te Manchester United . Skuadra e Old Trafford po bën përpjekje për ta lidhur, por oferta përfundimtare nuk ka ardhur dhe kjo ka bërë që futbollisti të fillojë të nervozohet pak.

‘Djajtë e Kuq’ paraqitën një ofertë prej 85 milionë euro një javë më parë, por ajo u refuzua nga Ajax , i cili këmbëngul se kërkon 100. Më pas, topi është në fushën e klubit mankunian.

Ndërkohë Antoni vazhdon të jetë i “izoluar”. Pa u stërvitur për ditë të tëra dhe pa luajtur ndeshjen e fundit të ligës, ai pret me padurim të shkojë në klubin e tij të ri./albeu.com


Shtuar 25.08.2022 16:17