Ansu Fati (19 vjeç) preferon të mos bëjë operacion. Është pozicioni që lojtari mban pas takimit që pati me familjen me shërbimet mjekësore të FC Barcelona pasditen e sotme. Futbollisti nuk dëshiron të kalojë më në sallën e operacionit dhe për këtë arsye konsideron se është më mirë të kryejë një trajtim konservativ për të shëruar dëmtimin e tij në tendinën proksimale të bicepsit të femorisit të majtë.
Sulmuesi i Barçës ka vuajtur shumë nga dëmtimi i gjurit, për të cilin në disa raste është operuar dhe preferon të mos i nënshtrohet më operacionit. Në këtë kuptim, edhe profesionistët që e kanë trajtuar së fundmi, preferojnë që ai t’i nënshtrohet trajtimit konservativ dhe të shmangë tryezën e operacionit.
Me një trajtim jo invaziv, rikuperimi i Ansu do të jetë më i shkurtër në kohë sesa nëse do t’i nënshtrohej një operacioni, por shërbimet mjekësore të klubit vlerësojnë se një operacion do të ishte më i sigurt për të zgjidhur problemin në mënyrë më efektive.
Pas mbledhjes së mbajtur mëngjesin e sotëm, klubit i duhet ende të komunikojë zyrtarisht vendimin e futbollistit dhe trajtimin përfundimtar që duhet ndjekur për të zgjidhur dëmtimin e tij. r.t/albeu.com