Anglia vazhdon ecurinë perfekte, triumfon 3-0 ndaj Çekisë

Anglia regjistroi suksesin e tretë radhazi në fazën eliminatore, pasi mposhti Çekinë 3-0. Pas tri ndeshjeve, përfaqësuesja angleze kryeson me nëntë pikë, ndërsa çekët vijojnë të jenë pa pikë.

Të lidhura

None found

Avantazhi i Anglisë erdhi në minutën e 27-të, kur Vladimir Coufal shënoi autogol. Në përpjekje për të larguar topin nga zona e rrezikshme, ai e devijoi atë drejt portës së skuadrës së tij.

Harry Kane e çoi rezultatin në 2-0 vetëm pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë. Morgan Rogers krosoi saktë në zonë dhe kapiteni anglez, me një reagim të shpejtë, e dërgoi topin në këndin e poshtëm.

Edhe pas pushimit, Anglia mbeti më këmbëngulëse në sulm. Në minutën e 53-të, Kane pati mundësinë të shënonte golin e tretë, por tentativa e tij u ndal nga traversa.

Megjithatë, pritja zgjati vetëm katër minuta. Pas një goditjeje nga këndi, Kane fitoi duelin në ajër me mbrojtjen dhe me një goditje me kokë e dërgoi topin në këndin e poshtëm, duke vulosur shifrat 3-0.

Thomas Tuchel shfrytëzoi më pas mundësinë për të bërë disa zëvendësime dhe për t’u dhënë hapësirë edhe futbollistëve të tjerë. Çekia nuk gjeti forcat për të reaguar dhe për të ndryshuar zhvillimin e ndeshjes.

Pas këtij triumfi, Anglia ka grumbulluar nëntë pikë në tri takime, ndërsa Çekia mbetet e fundit në renditje me zero pikë.


sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombullbahisjojobet girişcasinoroyalholiganbetholiganbet girişholiganbet girişholiganbetMadridbet girişMadridbetMadridbet girişMadridbetKralbetmeritkingdinamobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelermarsbahisGrandpashabetcasinofastjojobet giriş