Anglia humbi finalen, Southgate: Jemi të zhgënjyer me humbjen

Italia ka fituar ndaj Anglisë pas ekzekutimit të penalltive.

Pas ndeshjes trajneri anglez Gareth Southgate është shprehur i zhgënjyer me disfatën.

“Futbollistët e mi duhet të kenë kokën lartë, ata kanë bërë më mirë se çdo ekip tjetër e Anglisë në 50 vitet e fundit, ata duhet të jenë krenarë për paraqitjen që kanë bërë”, tha ai.

“Kombëtarja e Italisë ka qenë e jashtëzakonshme gjatë gjithë turneu, mënyra se si ata e kontrolluan topin ishte më e mirë se e jonja, ishin të fortë në mbrojtje dhe ishin në gjendje të na ndalonin sulmet tona”, shtoi ai.

“Mendoj se ekipi ynë mund të bëhet edhe më i mirë në të ardhmen, kemi futbollist të rinj dhe të talentuar që kanë qenë fantastik në këtë kampionat, më duhet më shumë kohë në të ardhmen që të punoj me ta”, vazhdoi ai.

“Ne donin tu japim gëzim tifozëve tanë me një fitore por fatkeqësishtë nuk ja dolëm, jemi të zhgënjyer por futbollistët kanë dhënë maksimumin e tyre”, përfundoi Gareth Southgate.


Shtuar 12.07.2021 09:25