Princi William për humbjen e Anglisë: Zemërthyese!

Kupa nuk shkoi në shtëpi! Italia mundi Anglinë në finalen e Euro 2020, pas kohës shtesë, me fituesin e përcaktuar nga gjuajtjet me penallti.

Duka dhe dukesha e Kembrixhit dhe djali i tyre i ri Princi George ishin të gjithë të pranishëm në stadiumin Wembley dhe ata përjetuan gamën e plotë të emocioneve gjatë garës: gëzim kur Anglia shënoi minutat e para të lojës, dhe trishtim kur ata nuk mund të fitonin.

Në një mesazh në Twitter pas ndeshjes, Princi William shkruan se rezulati ishte zemërthyes, ndërsa përgëzoi Italinë për fitoren

“Zemërthyerje! Urime Itali për fitoren e madhe. Angli, keni bërë rrugë për të mbërritur këtu, por fatkeqësisht këtë radhë nuk ishte dita juaj. Mbajeni kokën lart dhe jinni krenarë për veten tuaj. E di që do të kemi dhe më shumë në vazhdim”, shkruan William./albeu.com

 


Shtuar 12.07.2021 09:20