“Çmendet” lushnjari! Zihet me gruan e hedh orenditë nga kati i pestë, dëmton dy makina

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku është vënë në pranga një shtetas, 43-vjeçar.

Policia bën me dije se se ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij dhe djalit të mitur.

Mësohet se gjatë sherrit verbal, i arrestuari ka hedhur nga kati i 5-të I pallatit disa orendi shtëpiake, duke dëmtuar automjetet tip “Benz” dhe “Nisan” në pronësi të shtetasve K. Rr dhe I. N., të cilët ishin të parkuar poshtë pallatit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases A. P., 39 vjeçe, si dhe ndaj djalit të tij të mitur 13 vjeç.

Gjithashtu, ky shtetas ka hedhur nga ballkoni i katit të pestë ku banonte, disa sende dhe orendi shtëpiake, duke dëmtuar automjetet tip “Benz” dhe “Nisan”, në pronësi të shtetasve K. Rr dhe I. N., të cilët ishin të parkuar poshtë pallatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

 

 

Shtuar 14.06.2021 13:36