Trajneri i ri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur për planet me Real Madridin, derisa ka diskutuar për të ardhmen e disa yjëve.
Tekniku italian mori drejtimin e “Los Blancos” pasi ndërpreu kontratën me Evertonin.
Në konferencë për media, Ancelotti fillimisht falënderoi Realin që e rikthyen, pastaj foli për situatën e Bale, Isco dhe Ramos.
Rikthimi te Real Madrid
“Faleminderit Real Madrid. Faleminderit presidentit që me kërkoi. Jam i lumtur që jam këtu, ndjehem si në shtëpi. Kam kujtesë të mirë nga dy vitet që kalova këtu, titujt dhe mendoj se do bëjmë mirë në këtë sfidë”.
Motivimi i lojtarëve:
“Kam besim te Gareth, Francisco, Marcelo. Si do t’i motivojë? Janë lojtarë të Real Madridit. Duhet të jenë të motivuar t’i tregojnë trajnerit që duan të luajnë për Real Madridin”.
Rinovimi i Sergio Ramos:
“Do bisedojë të ardhmen në ditët në vijim. Është e qartë se Ramos është lojtar i rëndësishëm. E di që ka bisedime për rinovim, por nuk i di detajet”.
E ardhmja e Gareth Bale, Isco, Marcelo:
“Gareth nuk ka luajtur shumë në Premierligë, por ka shënuar shumë gola, ka qenë efektivë në ndeshjet e fundit kur ka pasur shansin të luajë. Do rikthehet, e njoh mirë, do jetë shumë i motivuar të luajë”.
“Ende i dua Gareth, Isco, Marcelo – ata do jenë të motivuar të tregojnë se mund të luajnë ende për Real Madridin”.
Benzema dhe Vinicius:
“Benzema është përmirësuar shumë vitet e fundit, e dua. Mendoj se nuk duhet të transferojmë lojtarë që shënojnë gola – na duhet Benzema të shënojë 50 në vend të 30, gjithashtu Vinicius duhet të shënojë më shumë. Do shohim”.
Transferimi i Mbappe:
“Lojtarët kualitativ të japin mundësinë e suksesit. Është e rëndësishme të kemi skuadër me bilanc, kualitet, fuqi për të sakrifikuar, të luajnë se bashku, kualiteti individual është shumë i rëndësishëm gjithashtu”, deklaroi ai.