Lushnja bëhet me një tjetër fushë moderne, e cila do të jetë e treta për ta.
Bashkëpunimi mes Bashkisë së Lushnjës dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, ka sjellë një tjetër investim në futbollin lushnjar.
Lajmin për këtë fushë të re stërvitore e ka bërë vetë kryebashkiakja e Lushnjës, Eriselda Stafa me anë të një postimi në profilin zyrtar në ‘Facebook’, ku shkruan:
“Një tjetër fushë sportive me parametra modernë po i shtohet Lushnjës! Terreni sportiv në krah të spitalit të qytetit është pjesë e investimit të përbashkët mes Bashkisë Lushnje dhe Federatës Shqiptare të Futbollit! Do të jetë një fushë me bar natyral sikurse e shihni edhe në foto, e cila do t’i shërbejë klubit të futbollit Lushnja, por natyrisht do të përdoret siaps nevojave edhe nga ekipet kombëtare të moshave! Tanimë Lushnja ka tre fusha stërvitore moderne, por ende nuk kemi përfunduar!”.