Allegri: Ronaldo ka më shumë përgjegjësi, ai do të jetë pjesë e rotacionit

Massimiliano Allegri, ka thënë se Cristiano Ronaldo ka akoma më shumë përgjegjësi dhe se duhet të përfshihet në rotacion gjatë sezonit të ri.

Allegri beson se 36-vjeçari do të qëndrojë në Torino.

“Ronaldo është një lojtar i shkëlqyer dhe një njeri i mençur. Bisedova me të dje (e hënë) njësoj siç kam biseduar edhe me tjerët”.

“I thashë se ky është një sezon i rëndësishëm dhe se jam i lumtur që e takoj sërish, tash ai ka akoma më shumë përgjegjësi, sepse para tre vitesh kishim skuadër me më shumë përvojë, derisa tash kemi lojtarë më të rinj”.

“Pres shumë nga ai në aspektin e përgjegjësisë, ai është në gjendje të mirë dhe në formë. Ka momente të ndryshme gjatë sezonit kur luajmë nga një ndeshje çdo tri ditë dhe do të më duhet ta ndryshoj skuadrën, duke i përfshirë të gjithë lojtarët”, ka deklaruar Allegri.


Shtuar 27.07.2021 18:36