Allegri konfirmon largimin e Ramsey

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, konfirmoi këtë të shtunë largimin e Aaron Ramsey-t në këtë merkato.

Mesfushori uellsian prej ditësh është në bisedime me Juventusin për të shkëputur kontratën, duke mos qenë pjesë e zgjedhjeve të trajnerit.

Ramsey, mbërriti në vitin 2019 dhe nuk arriti kurrë të fitojë terren, dhe tani është në rrugëdalje.

Ditët e fundit lojtari ka qenë larg për shkak pozitiv për Covid-19, por i pyetur për mungesat dhe rikthimet, ka dalë vetë trajneri.

“Ai është negativ, nuk është me ekipin, ai po largohet”, tha ai për Ramsey.

Parashikohet një rikthim i Ramsey në Premier League, me interes nga Newcastle dhe Aston Villa.


Shtuar 22.01.2022 13:34