Massimiliano Allegri ka mbetur plotësisht i pakënaqur me drejtuesit e klubit italian.
Në fakt, mediat italiane kanë raportuar të mërkurën, se Allegri është i zhgënjyer me lëvizjet që klubi i ka bërë gjatë afatit kalimtar të verës.
Allegri ka pritur transferime tjera në ekip, port këto nuk kanë ardhur.
Cristiano Ronaldo u largua nga Juventusi për t’iu bashkuar me Manchester Unitedin, ndërsa klubi italian për ta mbuluar largimin e portugezit, e rikthey italianin Moise Kean.
Po ashtu, klubi transferoi edhe Manuel Locatellin e Kaio Jorgen. Bëhet e ditur se Allegri hapazi ka kritikuar krerët e klubit duke thënë se ai kishte kërkuar edhe një mesfushor, saktësisht Miralem Pjaniqin e Barcelonës. /albeu.com/