Allan përshëndetet me Everton, mesfushori transferohet në Emirate

Ende i pa përdorur në Premier League nga trajneri i Evertonit, Frank Lampard, Allan largohet nga futbolli anglez dhe shkon të luajë në kampionatin e Emiratave të Bashkuara Arabe, ku tregu i transferimeve zgjat deri në fund të kësaj jave.

Allan ka nënshkruar për Al Wahda, një klub nga Abu Dhabi, por nuk ështe bërë e ditur as kohëzgjatja e kontratës dhe as shuma e marrë nga Evertoni për këtë transferim.

“Everton dëshiron të falenderojë Allan për atë që ka bërë për ne dhe i urojmë atij fat të mbarë”, shkruhej në njoftimin e klubit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 27.09.2022 18:40