Alarm te PSG-ja, Mbappe në dyshim për ndeshjen ndaj Real Madridit

 

Te PSG bien alarmet. Kylian Mbappe ka pësuar një goditje mëngjesin e sotëm në stërvitje dhe prania e tij për përballjen me Real Madridin është në pikëpyetje.

Sipas La Parisien, sulmuesi duhet t’i nënshtrohet disa testeve për të përcaktuar seriozitetin e dëmtimit të tij dhe mund të mungojë për ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu.

Dëmtimi i Mbappe do të ishte një dramë e madhe për Mauricio Pochettinon. Pasditen e sotme, sulmuesi do të kalojë disa tente ndërsa tifozët e Real Madridit fërkojnë duart duke shpresuar për një mungesë të tij. /albeu.com


Shtuar 7.03.2022 16:18