Mbappe la “derën hapur” për Real Madridin, Perez nuk ka ndërmend të kthehet në garë: U ndje i tradhtuar

Kylian Mbappe në kushte normale sot do të ishte lojtar i Real Madridit, por vazhdon të jetë lojtar i PSG me një kontratë të rinovuar në minutat e fundit për dy vite.

Kjo shkaktoi një zhgënjim kolasol në Madrid, më këta të fundit që ishin përgatitur për transferimin e bujshëm, e më i tradhtuari padyshim që u ndje presidenti Perez.

Në momentin që Mbappe refuzoi, Perez reagoi duke u shprehur se francezi e humbi përgjithmonë mundësinë për të veshur fanellën e Real Madridit.

Në një deklaratë së fundmi, Mbappe u duk sikur e kishte mendjen akoma te Reali, duke u shprehur se dukur sikur Madridi është shtëpia e tij.

Megjithatë sipas “El Debate”, “Los Blancos” nuk do të kthehen më në gatë për sulmuesin sido që të shkojë situata e tij në Francë./albeu.com

Shtuar 22.09.2022 10:56