Alarm te Juventusi, Ronaldo lë stërvitjen prej dëmtimit

Tjetër alarm dëmtimi vjen te Juventusi. Skuadra ishte sot në stërvitje në Continassa dhe Cristiano Ronaldos iu desh të dilte nga fusha më parë se pjesa tjetër e ekipit të Allegrit.

Pritej të ishte një trajnim intensiv për të, por nuk ndodhi kështu sepse siç mësojnë nga Italia, Ronaldo ka pësuar një lëndim në shpatull dhe është kthyer në dhomat e zhveshjes nën patronazhin e mjekëve.

Ai kishte dhimbje në shpatull pas një përplasje me Alex Sandro dhe në ditët në vijim do i nënshtrohet testeve për të zbuluar gjendjen e tij shëndetësore.


Shtuar 25.08.2021 13:44