Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në pas deklaratave të Ramës në mbylljen e mandatit të tij qeverisës.
Basha ka thënë se asgjë e re nuk mund të vijë nga e keqja e vjetër, e cila po shpopullon Shqipërinë nga shqiptarët.
Sipas Bashës, regjimi vodhi zgjedhjet dhe autorët e vjedhjes duhet të ishin në burg e jo në qeveri.
Kryeopozitari përmendi një raport që nxjerr shqipërinë me numrin më të lartë të vdejkeve në Europë nga Covid 19 dhe tha se kjo është surpriza e Ramës për shqiptarët.
Ai shtoi se Partia Demokratike e Shqipërisë është e angazhar të çmontojë regjimin, të çojë para drejtësisë autorët e tyre dhe të sjellë një të ardhme më të mirë për qytetarët./albeu.com
1/4 Asgjë e re nga përsëritja e mashtrimeve të vjetra. Plehrat digjen në kriza mjedisore të stisura për të çuar taksat e qytetarëve te mafia e inceneratorëve, krimi gëlon prej ortakërisë me pushtetin, korrupsioni që ka kapur shtetin është i përhapur në cdo qelizë të qeverisë…
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) August 25, 2021
2/4 …varfëron dhe largon shqiptarët, të braktisur edhe në kohë pandemie me numrin më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë në Europë dhe paketat më të vogla ekonomike në kontinent, integrimi në të cilin mbahet peng nga dështimet e njëpasnjëshme.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) August 25, 2021
3/4 Ky është bilanci real i një regjimi që masakron zgjedhjet vetëm për të vjedhur familjet shqiptare. Autorët e tij duhet të ishin përpara drejtësisë për atë që u kanë bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve në këto 8 vite, jo duke përrallosur për arritje imagjinare.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) August 25, 2021
4/4 @pdshqiperi është e angazhuar për të sjellë ato zgjidhje që masakra e 25 prillit u mohoi qytetarëve, sepse asgjë e mirë nuk mund të vijë nga një e keqe e vjetër që e ka bërë Shqipërinë të pajetueshme për fëmijët tanë.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) August 25, 2021