Alaba arrin akordin me Real Madrid, zbulohen detajet e kontratës

David Alaba është një nga lojtarët më të mirë, që në verë del i lirë dhe mund të firmosë falas për cilin klub të dëshirojë. Barcelona, City, PSG  e Real Madrid janë në kontakt me të.

“Los Blancos” duket se janë klubit, që do përfitojnë shërbimet e austriakut, i cili thuhet se ka kushtin që të luajë në mesfushë dhe jo në mbrojtje, diçka që mbetet për tu parë.

Nga Spanja raportojnë se Alaba ka rënë dakord me Real Madrid për një kontratë 4-vjeçare me pagë 10 milionë euro në sezon, plus 20 milionë bonus si paradhënie direkt pas firmës. /


Shtuar 20.03.2021 14:51