Al Nassr shkatrron Inter Miamin, Ronaldo qesh ndërsa Messi i zhgënjyer

Al Nassr i Cristiano Ronaldos është duke e shkatërruar Inter Miamin e Lionel Messit në një ndeshje miqësore mes dy skuadrave.

Llogarinë e golave për skuadrën arabe e shënoi Otavio në minutën e tretë me një asistim të Marcelo Brozovic.

Shtatë minuta më vonë shënoi Anderson Talisca, ndërsa Al Elwai ishte në rolin e asistuesit.

Por, për të rënduar edhe më shumë situatën e tyre u përkujdes Aymeric Laporte që shënoi nga gjysmëfusha e tyre në minutën e 12-të, duke e zënë portierin e Inter Miamit jashtë porte.

Derisa Al Nassr po fiton bindshëm, Cristiano Ronaldo ishte në një disponim të mirë edhe pse nuk luan në këtë ndeshje shkaku i një lëndimi.

Në anën tjetër, Lionel Messi shihej mjaftë i zhgënjyer me paraqitjen e ekipit të tij, ndërsa gjendet në bankinë dhe pritet të aktivizohet në 45 minutat e dytë. /Telegrafi/