“Superliga? Askush nuk do të merrte pjesë në këtë turne dhe askush nuk do të shkonte për të parë ndeshjet”. Flet Al Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain i cili është rikthyer për të kritikuar projektin e realizuar nga Juventus, Real Madrid dhe Barcelona: “Konkurrencë e mirë me tre skuadra”.
Numri një i PSG-së, i cili gjithashtu drejton ECA (Asociacioni i Klubeve Evropiane, liga e klubeve evropiane), është i bindur se askush nuk do t’i ndjekë bardhezinjtë dhe dy ekipet spanjolle në të ardhmen: “Askush nuk do të merrte pjesë në këtë turne dhe askush nuk do të shkonte në stadium, askush nuk do të organizonte asgjë”. /G.D albeu.com/