Ministria e Jashtme e Katarit deklaroi se përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit kanë hyrë “në faza shumë progresive”. Sipas saj, draftet e një marrëveshjeje të mundshme “po qarkullojnë”, megjithëse mes dy palëve nuk po zhvillohen bisedime të drejtpërdrejta.
Të lidhura
None found
Administrata Trump ka shfaqur optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje lidhur me rrugën ujore vendimtare. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se është shënuar përparim, “por jo përfundim”, ndërsa Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, la të kuptohej se një konsensus mund të arrihet deri “sot ose nesër”.
Nga ana tjetër, analistët e transportit detar tregohen më të rezervuar. Në të njëjtën kohë, raportohet se një anije mallrash ka mbetur pa energji, pasi më herët ishte goditur nga një predhë e panjohur në Ngushticën e Hormuzit.
Një zyrtar bëri të ditur se Irani synon që, përmes bisedimeve me Omanin, “të vendosë marrëveshje të përkohshme” me kohëzgjatje deri në tre muaj, gjatë të cilave Teherani mund të kontrollojë një rrugë përmes ngushticës.
