Gjini: Qeveria “Kurti 4” është jokushtetuese, Aleanca do t’i drejtohet Kushtetueses

Qeveria “Kurti 4” është votuar sot në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, duke marrë 62 vota për.

Të lidhura

None found

Po sot, Kuvendi zgjodhi Kujtim Shalën e LDK-së në postin e nënkryetarit, ndërsa nga komunitetet jo serbe u zgjodhën Emilja Rexhepi dhe Tanja Vujoviq nga Lista Serbe.

Me votimin e nënkryetarëve, sipas kryeparlamentares Albulena Haxhiu, u konstitu edhe legjislatura e njëmbëdhjetë e Kuvendit të Kosovës, e cila kishte nisur punën të dielën.

PDK-ja nuk mori pjesë në seancë plenare dhe, për pasojë, e tërhoqi kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare.

Ndërkohë, Ardian Gola ishte zgjedhur nënkryetar të premten.

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka kundërshtuar votimin e Qeverisë, duke e cilësuar atë jokushtetues dhe jolegjitim.

Përmes një reagimi në Facebook, Gjini njoftoi se partia që drejton do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe do të kërkojë shqyrtim me përparësi.

“Qeveria që u votua sot është jokushtetuese dhe jolegjitime. Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe presim adresim me prioritet nga kjo e fundit, meqë themelet e kushtetueshmërisë po lëkunden”, ka shkruar Gjini.

Edhe nënkryetari i Aleancës, deputeti Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër pas seancës së Kuvendit, duke e përshkruar shumicën e re parlamentare si “pa busull”.

Tahiri ka deklaruar se, pas gati dy vitesh të shoqëruara me kriza politike, institucionale, kushtetuese dhe ekonomike, Kosova tashmë ka një Kuvend dhe një Qeveri jashtëkushtetuese.

“Një shumicë që prodhon kriza në një kohë kur për vendin priten vendime jetike për historinë, por edhe për të ardhmen”, ka shkruar ai.

Deputeti i Aleancës e ka akuzuar shumicën e re për “kriza dhe lojëra politike”, duke pretenduar se vetëm gjatë dy ditëve të fundit janë evidentuar “plot makinacione e papërgjegjësi”.

Ai ka vënë në pikëpyetje edhe qëndrimet e deputetëve lidhur me deklaratat antishtetërore të Listës Serbe, duke thënë se votimi në Kuvend tregoi se sa të sinqerta kanë qenë ato qëndrime.

Sipas Tahirit, qytetarët kanë dëgjuar përsëri premtime të njëjta nga Qeveria Kurti 4, por pa parë rezultate konkrete.

“Miliona të shpenzuara pa asnjë projekt të përmbyllur. Kjo po ndodh në një kohë kur kriza e çmimeve ka rënduar jetën e qytetarëve, kur nafta ka arritur në 1 euro e 83 cent, faturat e energjisë kanë prekur kulmin dhe inflacioni për të njëjtën periudhë është rritur në 7.3%”, ka shkruar Tahiri.

Në përfundim, ai e ka kritikuar rëndë qeverisjen, duke thënë se “këtyre njerëzve u ka humbur busulla” dhe se po ia humbin drejtimin edhe popullit dhe shtetit.


Shtuar 13.09.2026 18:11

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomJojobetJojobetPusulabetSüperbetinvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetjojobetjojobetjojobetbahsegelnorabahisjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahis