Aguero mbërrin në “Camp Nou”, shpërthen në lot ende pa nisur konferenca

Ka nisur konferenca e lamtumirës për Kun Agueron e paralajmëruar ditën e djeshme me disa munuta vonesë.

Në stadiumin Camp Nou kanë mbërritur të gjithë lojtarët e Barcelonës, gjithashtu edhe personalitete të  tjera të futbollit.

Kun Aguero ka mbërritur i fundit së bashku me Juan Laporta ku janë pozicionuar në skenën e përgatitur posacërisht për të.

Argjentinasi nuk i ka mbajtur lotët që në momentet e para të mbërritjes së tij në stadium. /albeu.com


Shtuar 15.12.2021 12:25