Mbrojtësi veteran i Barcelonës Gerard Pique u largua nga fusha i dëmtuar në barazimin e Barcelonës ndaj Alaves.
Pas kryerjes së testeve mjekësore, tashmë klubi katalonas ka konfirmuar lajmin e keq.
Kështu raportohet nga klubi i Barcelonës, përmes një komunikate për media.
“Testet e kryera mëngjesin e sotëm kanë treguar se lojtari i ekipit të parë Gerard Pique ka pësuar një lëndim në këmbën e djathtë”, thuhej në komunikatë.
Pique, pra, me siguri do të humbasë ndeshjen ndaj Dinamo Kiev dhe me shumë gjasa nuk do të mund të rikthehet deri në përfundimin e pushimit ndërkombëtar./albeu.com