Agnelli: Juve, Reali dhe Barça janë të vendosura për reformë, me Paraticin festojmë 11 vite të suksesshme

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli është duke mbajtur konferencë për shtyp me ish-Drejtorin sportiv, Fabio Paratici.

Agnelli nisi të shpjegojë të gjitha prapaskenat e Superligës Evropiane, duke e mbrojtur qëndrimin e Juventusit, Barcelonës dhe Real Madridit për të qëndruar besnik projektit, shkruan lajmi.net.

“Sidomos sot jemi këtu mbi të gjitha për të festuar 11 vitet me Fabion (Paraticin). Kemi fituar shumë, kemi jetuar momente fantastike, kemi krijuar dhe zhvilluar projekte të mëdha të zhvillimit sportiv siç është Juventus Women dhe Under 23”, tha Agnelli.

“Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi janë të vendosura të shtojnë një reformë komplete të këtyre kampionateve edhe sepse mbi të gjitha është në interesin e klubeve që kanë shfaqur frikë në këtë situatë”, përfundoi Andrea Agnelli.


Shtuar 4.06.2021 15:33