Revolucion te Juve, rikthehen emra me peshë (FOTO LAJM)

Pas një sezoni si ky zhgënjyes, Juventusi pritet të bëjë revolucion.

Corriere della Sera në edicionin e sotëm ka botuar një shkrim mbi të ardhmen e Juventusit pas “tërmetit” të shkaktuar nga Superliga Evropiane dhe në mënyrë specifike përqendrohet mbi fatin dhe ristrukturimin e mundshëm të drejtuesve të klubit.

Deri më sot, nuk ka indikacione mbi lamtumirën e mundshme të Presidentit Andrea Agnelli, por gazeta rihap gjithashtu emrin e kushëririt të tij Alessandro Nasi si një zëvendësues i mundshëm në të ardhmen e afërt.

Megjithatë, Nasi nuk do të ishte një president në ballë të menaxhimit të sportit dhe për këtë arsye të menduarit e një kthimi në Juventus për Beppe Marottan nuk do të ishte një treg fantazie.

Kthimi i dy legjendave?

Gazeta italiane shkon më tej dhe tregon për kthimin e mundshëm në Juventus të dy legjendave të së kaluarës së afërt: David Trezeguet dhe Alessandro Del Piero.

Trezeguet thuhet se aktualisht është në rrugën e duhur për t’u bërë drejtor sportiv, ndërsa Del Piero mund të zë vendin e Pavel Nedved si zv.president i klubit. /Telegrafi/

Shtuar 22.04.2021 04:04

Tags: ,