Paulo Dybala do t’u ofrohet disa klubeve të Premier League.
Kështu shkruan faqja angleze ‘90min.com’ . Argjentinasit i skadon kontrata në qershor dhe ende nuk e ka rinovuar me Juventusin .
Siç tha Maurizio Arrivabene , palët duhet të ulen sërish në tryezën e bisedimeve në shkurt për të kërkuar një marrëveshje ose për të vendosur një ndërprerje përfundimtare. Ndërkohë, rreth Joya-s gjërat po lëvizin, jo vetëm në Itali.
Sipas faqes angleze, në fakt, agjenti do të kishte kontaktuar me Liverpool , Tottenham , Manchester United , Manchester City , Chelsea dhe Arsenal.
Gjithashtu nuk duhet të lihet pas se agjenti i lojtarit ka kontaktuar dhe Interin. Marotta ka një lidhje të veçantë me Dybala dhe Inter e pret në ekip për ta kombinuar me Lautaro Martinez në repartin ofensiv./ h.ll/albeu.com