Adriano u nda nga gruaja e tij vetëm 24 ditë pas dasmës, arsyeja është e pabesueshme!

Për Adrianon flitet sërish. Ish-ylli i Interit është ndarë nga gruaja e tij, me të cilën ishte martuar vetëm në nëntor të vitit 2022. Sipas zërave të gazetës Extra, ishte një vendim i marrë nga partnerja e tij.

Micaela Mesquita ishte inatosur pasi Adriano kishte shkuar në Vila Cruzeiro me disa miq për të parë ndeshjen e Kupës së Botës të Brazilit kundër Zvicrës, të cilën skuadra e Tite e fitoi më pas 1-0.

Perandori ishte kthyer në shtëpi dy ditë më vonë, duke shkaktuar kështu reagimin e gruas së tij, e cila kishte vendosur t’i jepte fund martesës së tyre menjëherë. /G.D albeu.com/


Shtuar 4.12.2022 10:45