Adama Traore i afrohet Barcelonës

Gazetat ‘El Mundo Deportivo’ dhe ‘Sport’ raportojnë se Adama Traore,  anësori 26-vjeçar i  Wolverhampton , ndërkombëtar me Spanjën, i është ofruar FC Barcelonës .

Lluís Miguelsanz bën me dije për ‘Sport’ se “anësori ka thënë tashmë po për të ardhur për Krishtlindje dhe është në pritje”.

Adama Traore, një lojtar i të rinjve të Barçës që debutoi me ekipin e parë, i mbaron kontrata në vitin 2023 dhe është në orbitën e skuadrave si Tottenham.

“Barça është shtëpia ime, është realitet. Unë jam rritur atje, kam qenë në La Masía për 10 vjet”, janë pjesë e fjalëve të Adama Traore në një intervistë dhënë për RAC1, riprodhuar nga gazeta ‘Sport’.r.t/albeu.com

Shtuar 27.01.2022 09:01