Absurditetet e futbollit shqiptar, Partizani përballet me rastin më të veçantë! Luajti futbollisti që mori karton të kuq

Partizani B u mposht sot nga Bylisi B në “play off” të Kategorisë së Dytë, pikërisht me rezultatin 3-2 në stadiumin “Adush Muçaj”. Ndeshja me rëndësi të veçantë për fazën “play off”, bën që Bylisi B të kalojë më tej dhe të luajë takimin e radhës me Butrintin.

Henri Sulovari ndërkohë ishte titullar dhe ky ishte një rast i veçantë. Kjo pasi Sulovari u ndëshkua me karton të kuq ndaj Orikut, teksa kjo e sotmja ishte sfida e radhës në Kategorinë e Dytë për Bylisin B. Rregullorja e Kategorisë së Dytë tregon se vetëm kartonët e verdhë nuk përfshihen në fazën “play off”.

Të lidhura

None found

Lojtari i Bylisit po ashtu u pezullua me dy ndeshje nga Disiplina pas incidenteve me Orikun, por të cilat janë shlyer me ekipin e parë në Abissnet Superiore. Aktivizimi i Sulovarit ndërkohë tregon se sipas FSHF-së, çdo gjë është në përputhje me rregulloret.

Por, mënyra se si janë ndërtuar rregulloret, e lë gjithçka evazive për raste të tilla që janë shumë të veçanta. Gjithçka bazohet kështu në interpretimin e momentit.


Shtuar 27.04.2026 19:36

Tags: