SPAK konfiskon hotelin luksoz, ishte pronë e “kokës” së laboratorit të heroinës në Has

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka njoftuar se një hotel luksoz me vlerë 5 milionë euro tashmë i ka kaluar shtetit.

Hoteli i përkiste një grupi kriminal të strukturuar që merrej me trafik ndërkombëtar droge.

Bëhet fjalë për “Ador Resort”, ndaj të cilit Gjykata për Krime të Rënda vendosi në shkurt 2019 masën e sekuestros preventive.

Ky hotel është në pronësi të shtetasi Admir Hoxha, i konsideruar si “koka” i laboratorit të heroinës në Has./albeu.com

 


Shtuar 10.12.2021 09:53