A ka fol më Lamporta me Messin që pas largimit nga Barcelona? E zbulon Romano (FOTO LAJM)

Presidenti i Barcelonës, Laporta foli edhe një herë tjetër rreth situatës së largimit të Messit.

Ai theksoi se kishin paraprakisht marrëveshje me argjentinasin, por La Liga nuk e pranoi në fund atë.

Laporta zbuloi gjithashtu se nuk kishte biseduar më me Messin që nga largimi i tij.

“Ne kishim një marrëveshje paraprake me Messin për një kohë të gjatë, por në fund La Liga nuk e pranoi atë. Nuk ka folur me Messin qëkur u largua. Ne do të jemi çdoherë mirënjohës. Messi do të jetë gjithmonë i Barcelonës”, tha Laporta për Onze Tv. /albeu.com/


Shtuar 7.09.2021 09:01