Futbollisti i famshëm Kylian Mbappe, siç duket e ka gjetur personin e zemrës. Burime për “Page Six”, thonë se futbollisti i Real Madridit është bashkë me modelen e njohur, Dani Grace Almeida, dhe së fundmi ata janë parë të përqafuar në Miami.
Mbappe realizoi ëndrrën e tij për të luajtur për ‘Los Blancos’, duke nënshkruar një kontratë në qershor dhe tani duket se kjo periudhë me fat në jetën e tij, mund të ketë prekur edhe sferën romantike vetëm disa muaj pasi u largua nga ‘Qyteti i Dashurisë’.
Pas eleminimit nga “Euro2024” dhe prezantimit në ‘Santiago Bernabeu’, Mbappe ka fluturuar drejt SHBA ku po pushon në Miami.
‘PageSix.com’, raporton se 25-vjeçari është takuar me Dani Grace Almeida dhe se dyshja u shoqëruan në Florida, duke shkuar në Lucky Strike për të luajtur bowling, darkuan në ‘Kiki on the River’ dhe e mbyllën natën në klubin e natës LIV.
Daniella Grace Almeida, është një modele dhe aktore me bazë në Miami. Si modele, ajo ka qenë anëtare e Wilhelmina Models, si dhe e Fifth Models.
Daniella ka lindur më 21 maj 1990 në Kaliforni dhe është 34-vjeç. Pra 9 vite më e madhe se Mbappe i cili është 25 vjeç.
Edhe pse është e paqartë se sa kohë ka dyshja me njëri-tjetrin, Almeida ndau një video në Instagram nga një prej ndeshjeve të Parisit Saint-Germain në prill.
Megjithatë, pas lajmit, vetë modelja ka reaguar duke thënë se “unë personalisht nuk dua të komentoj rreth statusit tonë këtë moment”.