50 vite më pas, Leva gati të thyejë rekordin historik në Gjermani

Robert Lewandowski është shumë pranë rekordit të Gerd Mullerit.

Rekordi i maksimumit të golave në Bundesligë mbahet nga Gerd Muller, i cili kishte arritur kuotën e 40 golave në sezonin 1971/197.

Tashmë sulmuesi polak është shumë pranë  rekord historik pas gati 50 vitesh. Lewandowski tashmë ka arritur të shënojë 39 gola në 27 ndeshje të luajtura për Bayernin. Ai është vetëm një gol larg që ta barazojë rekordin e Muller.

Polaku ka edhe dy ndeshje për ta bërë këtë gjë, kundër Freiburgut dhe kundër Ausburgut.


Shtuar 10.05.2021 13:33