50 mijë romanistë në “Olimpico”, si u përjetua goli i Zaniolos (VIDEO)

Roma shpreson të jetë skuadra e parë që fiton trofeun e Conference League dhe ka hedhur një hap të sigurt drejt triumfit në finalen e Conference League ndaj Feyenoordit.

Nicolo Zaniolo kaloi në avantazh ekipin e Jose Mourinhos në minutën e 32-të, duke ndezur festën verdhekuqe në stadiumin “Arena Kombëtare” por edhe në Itali.

Ndërkohë që rreth 20 mijë tifozë po ndjekin finalen në stadiumin kombëtar në Tiranë, 50 mijë romanistë janë mbledhur në mitikun “Olimpico”.

Tetë ekrane gjigante janë vendosur në stadiumin e kryeqytetit italian për 50 mijë tifozët që po ndjekin dhe po shijojnë së bashku duelin që po luhet në Tiranë.


Shtuar 25.05.2022 22:40