Parashikimi i motit për datën 26 maj 2022

Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nesër nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë jugperëndimore si dhe vlera të larta të presionit atmosferik.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet e larta malore në lindje. Gjithashtu për shkak të origjinës jugore të masave ajrore edhe nesër parashikohet mot i nxehtë në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 7-10m/s.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 15 deri 34°C
në zona e ulëta 15 deri 35°C
në zona bregdetare 18 deri 34°C/albeu.com