Festat e shfrenuara, lëndimet e rënda, mbipesha, stërvitja me pelena! Rrëfimet e pabesueshme të Ronaldos

Ronaldo Nazario është një nga futbollistët më të mirë në histori, por statusi prej legjende i tij nuk fokusohet vetëm në fushën e lojës. Braziliani la shenjën e tij edhe natën, me festa e shfrenuara, që që mbahen mend edhe sot. Për transferimet e tij, dëmtimet dhe futbollin e madh, ai ka dhënë deklarata përgjatë këtyre viteve, në të cilat ka rrëfyer shumë histori, qëia vlen të mblidhen e kujtohen në këto ditë karantimimi të futbollit e krejt njerëzimit prej “Coronavirus”.

1. Festat e tij të shfrenuara

Ronaldo është një nga gurat e shkëlqyera në historinë e futbollit, por edhe një nga ata, që ka bërë shumë për të folur edhe mbi jetën e tij, jashtë fushave të lojës.

Festat plot harbim të tij ishin shumë të njohura dhe kujtohen gjerësisht ndër vite: “Festat e mia ishin shumë të mira. Disa i mbaj mend më shumë sesa golat e mi, shkruan telesport.

Njerëzit i imagjinojnë ato, por nuk e kanë idenë se sa të mira ishin. Florentino më mori shumë inat prej tyre. Anekdota më e mirë ishte një ditë, kur ai më thirri dhe më tha:

 

Pse nuk rri në shtëpi? Shiko Figon… Unë iu përgjigja: Po të kisha një grua se Figo, edhe unë do të rrija vetëm në shtëpi… Arrigo Sacchi më kritikoi para skuadrës dhe më gjobiti. Kur po më afrohej, unë i thashë: ose gjoba, ose tallja, jo të dyja. Prioriteti im ishte gjithnjë futbolli, ndaj nuk pendohem për këtë. Futbollistët janë të rinj…, ata duan të dalin edhe jashtë, duan të takojnë vajza. Gjëra normale për të rinjtë, veçanërisht kur keni para”.Image

2. Lëndimet dhe mbipesha

Karriera e Ronaldos, e admiruar nga të gjithë, ka lënë pas gjithmonë një psherëtimë panjohurie mbi atë që mund të kishte qenë, nëse dëmtimet nuk do ta kishin ndërprerë. Të qenurit mbipeshë ndikoi edhe në pjesën e fundit të karrierës së tij:

“Kam pësuar dy lëndime shumë të rënda, që ma shkatërruan karrierën për gati 3 vite, të cilat më lanë me pasoja dhe më detyruan të parashikoja fundin e karrierës time.

Ishte një sprovë e vërtetë, një kohë shumë e vështirë. Familja, ziku dhe mjekët e mi më inkurajuan të vazhdoj, dhe ia vlejti. Gjithashtu, isha bërë baba për herë të parë në ato ditë dhe ky ishte një stimul shumë i rëndësishëm për mua.

Asnjëherë nuk më ndodhi të dekurajohesha, të mendoja fundin e karrierës sime në futboll, edhe pse dëmtimet ishin të rënda. Unë kurrë nuk kam pasur dyshime për kthimin. Dhe kurrë nuk dyshova, për asnjë sekondë, se vuajtja e gjatë, rehabilitimi dhe dhimbja nuk do t’ia vlenin.

Zidane erdhi të më shihte në spital, direkt ku isha, në Francë. Ai ishte në Itali me Juventusin dhe mori përsipër telashe. Erdhi në klinikë për të më parë, për të zbuluar se si isha. Aty lindi miqësia jonë. Më 1999, në Kupën e Amerikës, unë isha me pushime, Duke më parë mbi peshë, trajneri Luksemburgo më dha Xenical, një ilaç për të humbur disa kilogramë.

Pasi e piva, çdo 10 minuta shkoja në banjo, si mund të stërvitesha. Ai vendosi të stërvitesha me një pelenë, diçka të ngjashme për mbrojtje. Unë po bëja një sacrice vetëm për të kënaqur shen. Unë u largova nga futbolli për shkak të një dëmtimi, është e vërtetë. Një pubalgji shumë e fortë dhe mbase dhimbja më e madhe që kam pësuar ndonjëherë në jetën time. Por, në moshën 35 vjeç, nuk doja të bëja përsëri operacion. Ndihesha sikur nuk e kisha më atë forcë”.

3. Largimi nga Barcelona, Real Madridi dhe Interi

Ronaldo u dashurua nga të gjithë, pavarësisht fanellave që veshi. Sidoqoftë, nuk mundi të largohej mirë nga ekipet e tij. Lamtumirat me Barcelonën, Interin dhe Real Madridin nuk ishin adekuate dhe lanë një shije të hidhur në kujtimet e tij:

“Te Real Madridi dola kundër vullnetit tim, sepse llova të kisha shumë probleme me trajnerin Fabio Capello. Nëse do të isha 100 gram më shumë se pesha ime, do të më hiqte nga ekipi. Unë mendoj se më kushtëzoi si peng të tij. Nëse do të luaja keq, sipas trajneri vinte vetëm nga mbipesha. Marrëdhënia jonë ishte e ftohtë, duhej të kishte ndarje. Dhe në momentin kur trajneri është më i fortë, klubi duhet të zgjedhë.

Interi? Cúper ka qenë më keq, sepse Capello së paku ka një histori pas tij. Por Cúper, çfarë ka fi tuar ai? Ishte hera e vetme që fola me Moratti dhe i thashë: President, unë nuk mund të vazhdoj me këtë trajner. Ose largojeni atë nga Interi, ose po iki unë. Ai zgjodhi Cúper para meje.

Barcelona? Unë e kisha nënshkruar kontratën për rinovimin në fund të sezonit dhe shkova në një udhëtim në Brazil. Pas pesë ditësh më thirrën për të më thënë se nuk mund të vazhdoja me rinovimin. Asnjëherë nuk ishte në duart e mia kjo gjë. Kam pasur dëshirë të vazhdoj atje. Nëse klubi nuk më vlerësonte siç duhej, ky vendim nuk ishte në duart e mia. Do të më pëlqente të qëndroja”.Image

4. Finalja e Kupës së Botës 1998

Finalja e Kupës së Botës 1998 ishte mundësia e shkëlqyeshme e Ronaldos për “të verbuar” botën e futbollit, por një seri intrigash mjekësore, konvulsionesh dhe problemesh zike e “çarmatosën” sulmuesin në duelin nal kundër Francës. Disa orë paniku në grumbullimin e “Selecao”, ku “Fenomeni” humbi edhe vetëdijen:

“Vendosa të pushoj pak pas drekës dhe gjëja e fundit që mbaj mend është se isha duke shkuar në shtrat. Unë shkova në shtrat, pastaj pata një konvulsion dhe humbja ndjenjat. Kur u përmenda, pashë se rrethohesha nga lojtarë të tjerë dhe nga dr.Lidio Toledo.

Ekzaminimet mjekësore nuk treguan asgjë anormale. Shkuam në stadium, iu afrova Zagallos dhe i thashë: Jam mirë, nuk kam asgjë, dua të luaj. Trajneri nuk kishte zgjidhje tjetër, përveçse të pranonte vendimin tim. Ndoshta kam ndikuar në të gjithë ekipin, sepse konvulsioni që pata ishte një nga të frikshmit, nuk është diçka që e shihni çdo ditë. Por, kam pasur një angazhim maksimal për vendin tim dhe nuk kam dashur të zhgënjej njeri.

Kisha krenarinë time dhe ndjeva sikur mund të luaja. Finalja e vitit 2002 ishte në të njëjtën kohë me nalen e Parisit. Pas drekës, të gjithë shkuan për të fjetur dhe unë mendova: Nuk dua të e. Gjeta Didën zgjuar dhe i thashë: Jo, ti rri me mua! Nuk fjeta atë ditë, nga frika se do të ndodhte përsëri”.

5. Futbolli i tij

Edhe pse Ronaldo më shpërthyes dhe më i shkëlqyeshëm ishte parë te Barcelona dhe Interi, koha e tij në Madrid mbahet mend nga braziliani si periudha më e lumtur. Edhe pasi “i vari këpucët në gozhdë”, ai është ekipi, me të cilin e ka identikuar veten më shumë:

“Në epokën galaktike kam luajtur me Zidane, një njeri që e admiroj. Ai është më i miri, me të cilin kam luajtur. Zidane është kolegu, që m’i mbushte më shumë sytë. Privilegji për të qenë me të ishte fantastik. Kishte shumë pritshmëri për galaktikët e asaj kohe dhe në fund dhamë shumë spektakël. Ishte një gjeneratë tuese, e cila ka ndryshuar mënyrën e të bërit biznes brenda futbollit”.

6. Jeta jashtë futbollit

Ronaldo, përveç futbollit, ka lënë disa “gjurmë”, se si e jeton jetën. Disa fraza, që asin për karakterin e tij të qeshur edhe larg fushës e topit: “Ka stigmatizime për shumë gjëra. Nëse je i zi, nëse je gay… Nuk mbaj mend që dikush të më mbronte, kur më quanin të dhjamosur. Nuk më intereson. Kam pasur një vazektomi, por kam ngrirë mjaftueshëm spermë për të formuar një ekip futbolli, nëse partnerja ime dëshironte”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu Sport ?? ?? ?? (@sportalbeu)


Shtuar 16.03.2021 18:59