3 trajnerët legjendarë në garë për çmimin e trajnerit të vitit nga UEFA, kush do ta fitojë?

UEFA ka emëruar të nominuarit pr çmimin e trajnerit të vitit 2021/22.

Lista e tre kandidatëve përfshinte Carlo Ancelotti ( Real Madrid), Jurgen Klopp ( Liverpool) dhe Pep Guardiola (Manchester City).

Nën drejtimin e Ancelottit, klubi madrilen fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Klopp fitoi Kupën FA dhe Kupën e Ligës angleze me Liverpoolin, si dhe arriti në finalen e Champions League dhe luftoi për fitoren në Premier League deri në raundin e fundit.

Manchester City ka fituar titullin e Premierligës për herë të katërt në pesë vjet nën drejtimin e Guardiolës.

Emri i fituesit do të shpallet gjatë shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, i cili do të zhvillohet më 25 gusht. /albeu.com/


Shtuar 12.08.2022 17:12