3 propozime për Marcelon, ku pritet ta vijojë karrierën braziliani

Marcelo është pa ekip që pas largimit nga Real Madrid.

Për të ardhmen e brazilianit ka tre propozime. Ato janë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe Turqia, kjo e fundit shtë destinacioni më tërheqës për shkak të futbollit më konkurrues, për shkak të pranisë tradicionale të brazilianëve atje dhe për shkak të mundësisë për të luajtur në garat evropiane.

Duhet theksuar se prej disa sezonesh Marcelo ka lustruar jetën e tij në lidhje me sportin. Ai kujdeset maksimalisht për dietën e tij dhe ushtron çdo ditë në seanca shtesë, edhe në pushime, me trajnerin personal, të njohurin Adolfo Madrid.


Shtuar 10.06.2022 10:16